Ka ndërruar jetë aktori i mirënjohur nga Gjilani, Jashar Shahiqi.
Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur anëtarët e familjes së tij përmes një njoftimi.
Shahiqi kujtohet si një nga figurat e çmuara të artit skenik e teatror, me një kontribut të gjatë e të pashlyeshëm në jetën kulturore të Gjilanit dhe më gjerë.
Njoftimi i plotë nga familja Shahiqi:
NJOFTIM MORTOR
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të babait tonë të dashur, bashkëshortit dhe aktorit të mirënjohur, Jashar Shahiqi.
Në këto momente të dhimbshme për familjen tonë, ju falënderojmë për mbështetjen dhe ngushëllimet tuaja. Për kohën dhe vendin e varrimit, si dhe për mbledhjen komemorative, do t’ju njoftojmë me kohë.
Me pikëllim,
Familja Shahiqi
