SIGURI/Policia e Kosovës falënderon qytetarët për marshin paqësor dhe pa incidente

Marshi solidarizues i mbajtur sot ka përfunduar në mënyrë të qetë dhe pa asnjë incident, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi zyrtar.

​Policia e Kosovës, ashtu siç kishte paralajmëruar me kohë, kishte ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit e qetësisë publike, si dhe garancinë për mbarëvajtjen e këtij marshimi.

​Me këtë rast, Policia e Kosovës ka falënderuar publikisht organizatorët dhe mijëra qytetarët pjesëmarrës për kulturën dhe sjelljen paqësore të treguar, e në veçanti për respektimin e udhëzimeve të zyrtarëve policorë gjatë marshit dhe përgjatë qarkullimit në trafik.

Pjesëmarrja juaj, sjellja e përgjegjshme dhe respektimi i udhëzimeve policore kontribuan drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e qetë dhe të sigurt të këtij marshi paqësor,” thuhet në njoftimin e Policisë.

Shpërndaj me të tjerët