E DHEMBSHME/Ndahet nga jeta edukatorja nga Gjilani, Valdete Idrizi Fetahu

Komuniteti arsimor në Gjilan ka marrë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të edukatores së njohur, Valdete Idrizi Fetahu.

​Lajmin e ka bërë të ditur Institucioni Parashkollor „Ardhmëria” në Gjilan, i cili përmes një njoftimi mortor ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e koleges së tyre.

Ajo kujtohet si një edukatore e përkushtuar, e sjellshme dhe punëtore, e cila la gjurmë të patretshme te fëmijët dhe kolegët.

​„Do të na mungosh shumë dhe do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona. U prehtë në paqe!”, thuhet në njoftimin e IP „Ardhmëria”.

Shpërndaj me të tjerët