SPORT/Derbi mbetet “shterpë”, Drita dhe Gjilani ndahen në paqe

Drita dhe Gjilani kanë luajtur baras pa gola (0-0) në derbin më të madh kosovar, të zhvilluar në kuadër të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.

​Përkundër atmosferës dhe pritshmërive të mëdha, asnjëra nga skuadrat nuk arriti të tundë rrjetën, duke bërë që shikuesit të mbesin të uritur për gola.

​Megjithëse nga tabori i Dritës u paralajmërua se do të shfaqnin një fytyrë tjetër në këtë përballje, kjo nuk u parashikua edhe në fushën e lojës.

Në anën tjetër, Gjilani mori atë që mbase edhe kërkoi nga ky duel, duke mos lejuar të pësojë humbje.

​Pas këtij barazimi, Gjilani numëron 11 pikë, kurse Drita mbetet në kuotën e 8 pikëve.

Shpërndaj me të tjerët