KRONIKË LOKALE / Inspekcioni ndërmerr masa ndaj shoferëve që u parkuan në parkun e lagjes

Drejtoria e Inspekcionit ndërmerr masa ndaj parkimit të kundërligjshëm në parkun e lagjes

Pas ankesave të pranuara nga qytetarët për parkimin e automjeteve në parkun e lagjes, hapësirë e dedikuar për rekreacion, Drejtoria e Inspekcionit ka dalë në terren për të verifikuar gjendjen.

Gjatë inspektimit është konstatuar se disa automjete ishin të parkuara në një hapësirë ku parkimi është rreptësisht i ndaluar.

Ndaj automjeteve në fjalë janë ndërmarrë masat e parapara me ligj, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Drejtoria e Inspekcionit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat e parkimit dhe të mos i shfrytëzojnë hapësirat rekreative për parkim, në mënyrë që ato të mbeten të lira dhe të sigurta për të gjithë.

 

Shpërndaj me të tjerët