Asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, Muhadin Haziri, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në sistemin e drejtësisë, duke ngritur shqetësimin se ky sektor po tentohet të vihet nën kontrollin e autokratëve.
Përmes një prononcimi, Haziri ka theksuar se po dëshmojmë një largim të teknokratëve nga skena, për t’u hapur rrugë ndikimeve politike.
“Drejtësia po vihet nën kontrollin e autokratëve, ndërsa teknokratët po largohen nga skena. Ju e dini vetë se çfarë po ndodh”, ka thënë asambleisti i LDK-së.
Ndonëse e ka pranuar nevojën për reforma në sistemin e drejtësisë, Haziri ka potencuar se ato nuk guxojnë të bëhen mbi baza partiake, pasi kjo do të dëmtonte rëndë pavarësinë e institucioneve.
“Po, drejtësia ka nevojë për reformë, por jo në këtë mënyrë dhe jo mbi baza partiake. Një reformë e politizuar rrezikon të dëmtojë pavarësinë e institucioneve dhe pasojat mund të jenë edhe më të mëdha”, ka përfunduar Haziri.
