MJEDIS/Aksion simbolik në Kalanë e Pogragjës me apel për mbrojtjen e natyrës

Këshilltari komunal i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Fadil Ademi, ka zhvilluar një aksion simbolik pastrimi në zonën e Kalasë së Pogragjës, duke mbledhur mbeturinat e hedhura në këtë hapësirë natyrore.

Përmes një postimi, Ademi tha se qëllimi i këtij veprimi ishte të përcillte një mesazh ndërgjegjësues për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit.

“Sot pasdite te Kalaja e Pogragjës bëra një veprim të vogël për ta ruajtur këtë natyrë të bukur. Mblodha mbeturinat që ishin lënë aty, me shpresën që ky gjest të na kujtojë të gjithëve sa e rëndësishme është të kujdesemi për vendin tonë”, ka shkruar ai.

Ademi u bëri thirrje qytetarëve që secili të japë kontributin e vet për mbrojtjen e mjedisit, duke theksuar se vetëm përmes angazhimit të përbashkët mund të ruhet pastërtia dhe bukuria e natyrës.

Ky nuk është veprimi i parë i tij në terren. Ademi vazhdimisht është aktiv pranë qytetarëve, duke marrë pjesë në iniciativa të ndryshme për komunitetin, ndërsa njëkohësisht ka ngritur edhe çështje të rëndësishme për interesin publik në seancat e Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Në fund, ai shprehu dëshirën që pamje me mbeturina në vende të tilla të mos shihen më, duke apeluar që natyra të ruhet dhe të respektohet si një pasuri e përbashkët.

Shpërndaj me të tjerët