Përzgjedhësi i Kosovës U16 në basketboll për femra, Qëndrim Demi, ka bërë një mesazh prekës pas përfundimit të Kampionas Evropiane.
Tekniku gjilanas falënderoi të gjithë ata që ishin pjesë e rrugëtimi, i cili u përmbyll me dy fitore dhe dy humbje.
Ai shprehun mirënjohje për Federatën e Basketbollit të Kosovës për besimin e dhënë, si dhe për stafin e tij për profesionalizmin e treguar. Më tej, Demi vlerësoi lart përkushtimin e lojtareve, duke theksuar se prapa çdo ndeshjeje fshihet një sakrificë e madhe.
Në fund, ai dha për vajzat një mesazhi të fortë e prekës, duke u kujtuar se nuk luajtën për emrin e tyre personal, por për stemën në krahë, flamurin dhe shtetin e Kosovës.
“Faleminderit çdo lojtareje që dha maksimumin në çdo stërvitje, në çdo ndeshje dhe në çdo moment, përfaqësuat jo vetëm ëndrrat tuaja, por edhe historinë, nuk luajtët për emrin që patët në fanellë, por për stemën në krahëror, për flamurin dhe për një shtet që është ndërtuar mbi sakrificën e shumë brezave”, ka shkruar Demi.
