KUJTIM/ Kush ishte inxhinieri, profesori dhe mësuesi 18-vjeçar  që nuk e harroi kurrë Malësinë e la gjurmë në Gjilan e Zarbincë

Historia e Gjilanit dhe e rrethinës së Anamoravës është e mbushur me figura intelektuale që gjithë jetën e tyre ia kanë kushtuar arsimit, shkencës dhe ndihmës ndaj komunitetit. Një ndër këto personalitete të çmuara i cili kujtohet me respekt të veçantë, është inxhinieri i kimisë dhe pedagogu Besim H. Ahmeti.

Lindi në vitin 1948 në Gjilan, ku edhe kreu  shkollën  fillore dhe të mesme. Ndonëse jeta e tij u ndërpre në vitin 2000, në moshë të re vetëm 52-vjeçar, gjurmët që ai la në arsimimin e brezave të rinj, në industrinë dhe çështjet sociale të rajonit mbeten të pashlyeshme.

Rrënjët në Zarbincë dhe përgjithësia e të atit, mësuesit Hajriz Bajra

Besim Ahmeti u rrit në qytetin e Gjilanit, por lidhja e tij me Malësinë e Bujanocit ishte e hershme dhe e pathyeshme. Ai ishte djali i Hajriz Bajrës, një emër i dashur dhe i respektuar në rajon, i cili njihet historikisht  si një ndër mësuesit e parë që punoi në fshatin Zarbincë.

Sipas dokumenteve të vjetra arkivore, Hajrizi shërbeu si mësues në këtë zonë malore që në vitin 1947, duke hapur rrugën e diturisë për brezat e parë të përfundimit të luftës së Dytë Botërore. Ky mision fisnik i të atit mbolli te Besimi një dashuri e madhe për vendlindjen e parë dhe një ndjenjë të lartë ndaj banorëve të asaj ane.

Misioni në historinë 18-vjeçare, kur Besimi i ri u bë mësues i Malësisë (1966)

Rruga e tij në arsim nisi herët. Një nga kapitujt më interesantë të jetës së tij lidhet me vitin 1966. Siç dëshmohet në monografinë  “Shkolla Fillore Skënderbeu në Zarbincë” , Besim Ahmeti punoi në shkollën si mësues kur ishte vetëm 18 vjeç, duke pranuar me vullnet të kthehej në Zarbincë për të mirën e arsimimit të gjeneratave të reja.

Në një kohë të kushteve të vështira të rrugëve dhe të udhëtimit në fshatrat e Malësisë, kishte gjetur vullnet dhe elan dhe e kishte  rregulluar këtë cështje të udhëtimit.

Dhe e këtë sakrificë nga Gjilani për në Zarbicë e bëntë që të kontribuonte në edukimin e fëmijëve të zonës, duke ndjekur gjurmët e asaj që kishte pasur atje dy dekada më parë.

Nga gjimnazi i Gjilanit te Fabrika e Baterive

Pasi dha kontributin e parë si mësues i ri, Besimi vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Prishtinës. Ai u diplomua në degën e kimisë, duke fituar titullin inxhinier i kimisë, një fushë me rëndësi të madhe për kohën e atëhershme  dhe industrinë e vendit.

Karriera e tij profesionale në vitet në vijim ishte e pasur dhe e gjithanshme, punoi si profesor i respektuar në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, ku frymëzoi dhjetëra nxënës drejt shkencave ekzakte. Shërbeu si asistent në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, duke kontribuar në lidhjen e kuadrove të reja.

Pjesën më të madhe të punëve profesionale e kaloi në Fabrikën e Baterive në Gjilan. Atje, si inxhinier dhe udhëheqës profesional, u dallua për aftësitë e tij teknike, disiplinën e lartë në punë dhe korrektësinë e pashoqe ndaj  kolegëve.

Mbështetje e palëkundur për banorët e Malësisë së Bujanocit

Besimi nuk ishte vetëm një intelektual i zoti, por mbi të gjithë një njeri me zemër të madhe. Sa herë që banorët e fshatrave të Malësisë së Bujanocit përballeshin  me problemet shëndetësore  apo çështje administrative, Besimi dhe miqtë e tij ishin adresa e parë që ata trokitnin në Gjilan.

Ai mbeti deri në fund të jetës si një urë lidhëse e fortë mes qytetit dhe vendit të familjes, duke mos e harruar si asnjëherë paraardhjen e tij familjare.

Trashëgimia intelektuale dhe një kujtim që nuk shuhet

Veprimtaria e tij profesionale dhe kombëtare, Besimi la pas vetes një familje shembullore. Ai edukoi pasardhës të integruar intelektualisht: tre djemtë dhe vajzën  e tij, të cilët kanë mbaruar studimet e larta superiore, ndërsa disa prej tyre kanë arritur edhe gradën më të lartë akademike.

Djali i madh Kushtrimi,  ka kryer Stomatologjine në Turqi,  pastaj ka vazhdu studimet master e phd në Amerikë.

Korabi ka mbaruar master në Loyola University of Chicago, vajza Kaltrina mjekësinë dhe është udhëheqëse e një reparti në një spital gjerman dhe Kreshniku ka mbaruar dy mastera.

Jeta e Besim H. Ahmetit u ndërpre para kohe në vitin 2000, kur u nda nga jeta në moshën  52-vjeçar. Megjithatë, respekti dhe mirënjohja e bashkëqytetarëve të tij në Gjilan, si dhe e banorëve të Malësisë, mbeten të gjalla edhe sot e kësaj dite.

Sot, shokët, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën e kujtojnë me respekt, mirënjohje dhe fjalët më të mira. Kujtimi i tij mbetet pjesë e vyer e historisë së arsimit, e zhvillimit të rajonit tonë dhe e kujtesës kolektive të Malësisë.

 

 

 

 

Shpërndaj me të tjerët