Sot përkujtohet ditëlindja e dëshmorit të kombit, Abdullah Tahiri, figurës emblematike të luftës për liri.
Me këtë rast, i biri i tij ka përcjellë një urim të përmbajtur me mall e krenari, i cili prek zemrat e të gjithëve:
“Urime ditëlindjen, babë! Sot ka qenë mirë ta festojmë bashkë me ty, ama liria është më e shtrenjtë se jeta.”
Ky mesazh i shkurtër, por plot peshë emocionale, tregon çmimin e lartë që familjet e dëshmorëve dhanë për lirinë e Kosovës, duke mbetur gjithmonë shembull i atdhedashurisë dhe sakrificës më të madhe.
Lavdi e amshuar dhe i paharruar qoftë kujtimi për dëshmorin Abdullah Tahiri!
