Shkolla e Arteve “Adem Kastrati” në Gjilan është pajisur me mjete të reja bashkëkohore të teknologjisë për edukimin artistik, të dhuruara nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).
Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për avancimin e procesit mësimor dhe mbajtjen e hapit me trendët bashkëkohorë, drejtoria e shkollës i pat drejtuar kohë më parë një kërkesë MASHTI-t për sigurimin e pajisjeve shtesë teknologjike.
Kjo kërkesë ka gjetur mbështetjen e ministrisë, e cila e ka furnizuar shkollën me tabela të mençura (Smart Boards), ekrane për vizatim dhe dizajn digjital (Drawing Display), si dhe me një plotter profesional për shtypje.
Këto pajisje do të krijojnë mundësi të reja për nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle, duke mundësuar ndërthurjen e artit tradicional me teknologjinë moderne, zhvillimin e napërtëm të aftësive digjitale, si dhe realizimin e projekteve artistike e profesionale në kushte të avancuara.
