Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka bërë të ditur se do të vendosë edhe në Gjilan “Orën e Pritjes”, e cila ka nisur numërimin mbrapsht drejt 16 shtatorit, në pritje të drejtësisë dhe lirisë për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Aktiviteti do të mbahet ditën e enjte, më 4 shtator, duke filluar nga ora 19:00, në hapësirën para Teatrit të Qytetit në Gjilan.
Përmes një ftese publike, platforma “Liria Ka Emër” u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen masivisht në këtë ngjarje, për të shprehur mbështetjen e tyre për çlirimtarët dhe për të fuqizuar mesazhin mbi luftën e drejtë e çlirimtare të UÇK-së.
