Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e Komunës së Gjilanit njofton të gjithë qytetarët se ditën e shtunë, më 5 shtator 2026, në orën 19:30, do të nisë zbatimi i fazës së dytë të procesit të dezinsektimit hapësinor në të gjithë territorin e kësaj komune.
Në kuadër të këtij aksioni për mbrojtjen e shëndetit publik, Drejtoria i drejton një apel të veçantë bletarëve që të marrin të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse për sigurinë e bletëve dhe të koshereve të tyre gjatë kohëzgjatjes së procesit.
Gjithashtu, u kërkohet të gjithë banorëve që gjatë orëve të trajtimit të mbajnë të mbyllura dyert dhe dritaret e shtëpive apo ambienteve të banimit, me qëllim parandalimin e depërtimit të insekteve brenda.
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e Komunës së Gjilanit falënderon paraprakisht të gjithë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar.
