SOLIDARITET/Artistët gjilanas në mbështetje të humanizmit

 Kampanja për grumbullimin e çantave dhe materialeve shkollore për fëmijët jetimë po shkon drejt përmbylljes me një mbështetje të veçantë nga komuniteti artistik dhe ai i biznesit në qytetin e Gjilanit.

​Piktorja e njohur gjilanase, Arbnora Nasufi, i është bashkuar së fundmi kësaj kauze humane duke dhuruar një nga punimet e saj artistike në ndihmë të fëmijëve pa kujdes prindëror.

​Kjo nismë artistike gjeti menjëhatë mbështetjen e biznesit lokal. Piktura u blerë nga donatori i përhershëm i aktiviteve bamirëse, “Ermiri Rent a Car”, i cili shprehu dëshirën që mjetet nga ky punim t’i dedikohen drejtpërdrejt pajisjes së 6 fëmijëve jetimë me të gjitha materialet e nevojshme shkollore.

​Organizatorët e kampanjës kanë shprehur falënderimet e tyre të përzemërta për artisten dhe donatorin, ndërsa u kanë bërë thirrje bizneseve të tjera që të bëhen pjesë e nismave të ardhshme në ndihmë të kategorive në nevojë.

Shpërndaj me të tjerët