ARSIM/UKZ në mbështetje të vlerave kombëtare dhe parimeve të drejtësisë

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka pritur në takim përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria Ka Emër”, duke riafirmuar përkushtimin institucional për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pjesë e historisë dhe identitetit kombëtar.

Si institucion publik i arsimit të lartë me mision kombëtar, Universiteti Publik “Kadri Zeka” thekson se mbrojtja e vlerave të luftës çlirimtare lidhet ngushtë me ruajtjen e identitetit kombëtar, forcimin e shtetësisë dhe kultivimin e kulturës së paqes, drejtësisë dhe demokracisë.

Me këtë rast, Rektorja e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Fitore Malja, tha se “Liria Ka Emër” është një kauzë që i bashkon qytetarët përtej dallimeve politike.

Shpërndaj me të tjerët