Klubi i volejbollit për femra “Drita” ka vazhduar me përforcimin e skuadrës për sezonin e ri duke zyrtarizuar ardhjen e lojtares nga Maqedonia e Veriut, Meri Boshkovska.
Boshkovska sjell te Drita një përvojë të pasur ndërkombëtare, pasi më parë ka marrë pjesë në gara të nivelit të lartë si Lojërat Mesdhetare, Liga Evropiane dhe Kupa CEV, përveç suksesit në kampionatin vendor të Maqedonisë së Veriut.
Me këtë transferim, klubi gjilanas synon të rrisë cilësinë në përbërje dhe të luftojë për objektivat kryesore në garat vendore e ndërkombëtare.
