Sulmuesi anësor Liridon Balaj ka folur para ndeshjes së radhës kundër Drenicës, duke shprehur optimizëm për një rezultat pozitiv dhe duke nërmarrë një thirrje për tifozët.
Balaj theksoi se skuadra është stërvitur maksimalisht dhe se humori brenda grupit është mjaft i mirë. Sipas tij, vëmendja e të gjithëve tashmë është e përqendruar plotësisht te kampionati.
“Jemi përgatitur për këtë ndeshje, atmosfera është e mirë dhe fokusi tashmë është vetëm në kampionat. Besoj se do ta fitojmë këtë takimin. Ndeshja luhet me reflektorë, ndaj i ftojmë të gjithë shikuesit të na mbështesin,” deklaroi Balaj.
Sfidat që zhvillohen nën dritën e reflektorëve gjithmonë dhurojnë atmosferë të veçantë, ndërsa bardhekuqët synojnë të arkëtojnë pikët e plota para publikut të tyre.
