BANIM SOCIAL/Gjilani përfiton mbi dy milionë euro

Komuna e Gjilanit ka përfituar një grant në vlerë prej 2 milionë e 30 mijë eurosh në kuadër të Projektit të Banimit Social Adekuat.

Marrëveshja e bashkëpunimit është nënshkruar sot nga ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, dhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

​Përmes këtij investimi do të realizohen gjithsej 33 njësi banimi, ku përfshihen ndërtimi i 25 banesave të reja sociale, rindërtimi i 6 shtëpive private, si dhe renovimi i 2 të tjerave.

​Ministrja Pacolli theksoi se ky projekt përbën një hap të rëndësishëm për rritjen e stokut të banesave sociale dhe siguron kushte më të mira jetese për familjet me nevojë në këtë komunë.

Shpërndaj me të tjerët