Punimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore po vazhdojnë me intensitet të lartë në të gjitha lokalitetet e Komunës së Kamenicës, pa dallim.
Kryetari i komunës, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur se vetëm në fshatin Hodonoc kanë përfunduar punimet për asfaltimin e 13 rrugëve, ndërsa dy të tjera ndodhen aktualisht në proces realizimi.
Lajmin e ka dhënë vetë kryetari Rahimaj përmes një njoftimi, ku specifikoi rrugët e përfunduara: “Nuhi Morina”, “Ismajl Haki Morina”, “Xhevat Dërmaku”, “Halit Morina”, “18 Qershori”, “Hamdi Basha”, “Musa Morina” (degëzimi 1), “Libinoci” (degëzimi 1), “Basha”, si dhe tri degëzime të rrugës “Bujanoci” (degëzimi 1, 2 dhe 3) e degëzimi 1 i rrugës “Brigada 134 Bedri Shala”.
Ndërkohë, makineritë po vazhdojnë punën në dy rrugët e mbetura që janë në proces: “Brigada 128 Sali Saramati” dhe “Zona Operative e Dukagjinit”.
Investimi i tërësishëm për asfaltimin e këtyre rrugëve kap vlerën e 272,944.16 eurove.
Kryetari Rahimaj nëniVizoi se komuna po vazhdon me investime të tilla meqë ato shërbejnë si një investim i drejtpërdrejtë në zhvillimin e zonës dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.
