Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar sot një takim zyrtar me Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Mentor Hyseni.
Fokus kryesor i këtij takimi ishte forcimi i koordinimit ndërinstitucional, si dhe gjetja e formave konkrete për mbështetjen e biznesit dhe qytetarëve të Komunës së Gjilanit.
Gjatë bashkëbisedimit, të dy krerët vlerësuan lart rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet pushtetit lokal dhe ATK-së, duke shprehur gatishmërinë e plotë për ndërmarrjen e hapave të mëtejmë në shërbim të interesit publik dhe zhvillimit ekonomik të qytetit.
Me këtë rast, kryetari Alban Hyseni ka falënderuar drejtorin Mentor Hyseni dhe ekipin e ATK-së për vullnetin e treguar dhe gatishmërinë e hapur për bashkëpunim dypalësh.
