​ARSIM/Drejtorët e shkollave të Kamenicës trajnohen në Durrës

Stafi i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Kamenicë po merr pjesë në një seminar tri-ditor që po mbahet në qytetin e Durrësit. Seminari organizohet nga Instituti për Promovimin e Edukimit (IPEDU), me përkrahjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), si dhe financohet nga Ambasada e Republikës së Sllovenisë në Kosovë.

​Si një model i mirë bashkëpunimi për komunat e tjera, krahas zyrtarëve të DKA-së, në këtë aktivitet po marrin pjesë aktive drejtorët e shkollave në gjuhën shqipe dhe atyre në gjuhën serbe, si Agon Mahmuti (Gjimnazi “Ismail Qemali”), Milaim Lenjani (ShMLM “Sejdi Kryeziu”), Mirosllav Pavić (ShFMU “Desanka Maksimović”) dhe Dalibor Jovanović (Shkolla Teknike).

​Kjo pjesëmarrje e përbashkët dëshmon përkushtimin e Drejtorisë së Arsimit në Kamenicë për bashkëpunim, shkëmbim të përvojave dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional. Synimi kryesor mbetet krijimi i kushteve sa më cilësore për të gjithë nxënësit dhe punonjësit e arsimit në çdo shkollë të komunës.

​Nga DKA Kamenicë nëgrijnë se arsimi cilësor ndërtohet gjithmonë përmes bashkëpunimit, përfshirjes dhe investimit të vazhdueshëm në burimet njerëzore.

Shpërndaj me të tjerët