Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit punimet infrastrukturore janë hyrë në fazën përfundimtare.
Projekti përfshin zgjerimin e hapësirave të shërbimit, shtimin e vendparkimeve dhe sistemimin e hyrje-daljeve për të lehtësuar qarkullimin e pacientëve dhe mjeteve.
Drejtori i spitalit, Dr. Afrim Cana, deklaroi se këto investime janë një hap i rëndësishëm drejt modernizimit dhe ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Ai shprehu falënderime për mbështetjen e vazhdueshme të Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së, Elvir Azizi, duke vlerësuar lart bashkëpunimin institucional.
Realizimi i këtyre projekteve synon të krijojë një ambient më funksional, më të qasshëm dhe më të përshtatshëm si për pacientët, ashtu edhe për stafin shëndetësor.
