ARSIM/Në UKZ mbahen provimet pranuese të konkursit plotësues për vitin akademik 2026/2027

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan janë zhvilluar sot provimet pranuese në kuadër të konkursit plotësues për pranimin e studentëve të rinj në nivelin Bachelor për vitin akademik 2026/2027.

​Kandidatët i nënshtruan testimit në programet përkatëse studimore pranë Fakultetit të Edukimit, Juridik, Ekonomik, të Shkencave Kompjuterike si dhe Fakultetit të Shkencave Sociale.

Sipas drejtuesve, i gjithë procesi u zhvillua sipas standardeve dhe procedurave të parapara të universitetit.

​Gjatë vizitave nëpër salla të provimeve, dekanët e fakulteteve u uruan suksese kandidatëve dhe i falënderuan për besimin e treguar ndaj UKZ-së, duke e cilësuar zgjedhjen e këtij institucioni si një hap kyç për të ardhmen e tyre akademike e profesionale./dita24h/

Shpërndaj me të tjerët