MOTI/E shtuna me diell, por e diela sjell ndryshim të papritur të motit

Fundjava do të sjellë kushte të ndryshueshme atmosferike në të gjithë vendin, me mbizotërim të diellit, por edhe me mundësi për reshje lokale shiu.

​Të shtunën pritet mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat në vende të caktuara mund të shoqërohen me riga të izoluara shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 12°C, ndërsa ato maksimale do të arrijën nga 24 deri në 28°C.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me intensitet të lehtë deri mesatar.

​Të dielën dita do të nisë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Ndryshimi i motit pritet gjatë pjesës së dytë të ditës, ku vranësirat do të dendësohen duke krijuar kushte për reshje shiu të shoqëruara edhe me shkarkime rrufesh.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehtë, me ato minimale që do të lëvizin nga 9 deri në 13°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë në 24 deri në 29°C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë e lokalisht me stuhishme.

Shpërndaj me të tjerët