Pas më shumë se tri dekadash përkushtim në procesin edukativ dhe arsimor, dje ka përmbyllur karrierën e tij arsimore dhe është pensionuar mësimdhënësi i njohur i Historisë nga Zhegra e Gjilanit, Ismajl Aliu.
Ismajl Hasan Aliu lindi më 18 shtator 1961 në Zhegër. Rrugëtimin e tij në arsim e nisi në vitet e vështira të arsimit shqip, ku nga viti 1992 deri më 30 gusht 2008 shërbeu si mësimdhënës në SHFMU „Bajram Curri“ në Shurdhan.
Më pas, nga 1 shtatori i vitit 2008 e deri më 18 shtator 2026, ai vazhdoi misionin e tij arsimues në SHFMU „Agim Ramadani“ në Zhegër, duke u shquar gjithmonë si punëtor i urtë, i sjellshëm dhe i respektuar nga të gjithë.
Me rastin e pensionimit të tij, drejtori i shkollës SHFMU “Agim Ramadani”, Rrahman Agushi, në emër të drejtorisë, kolektivit dhe nxënësve, ka përcjellë një mesazh falënderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar:
”Në emër të Drejtorisë, kolektivit dhe nxënësve, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për arsimtarin Ismajl, për punën, përkushtimin dhe kontributin e çmuar ndër vite në edukimin e brezave. Ju falënderojmë për gjithçka dhe ju urojmë pensionim të mbarë, shëndet e shumë vite të lumtura!”
Arsimtari Ismajl Aliu përmbyll kështu një kapitull të gjatë e me dinjitet në arsim, duke lënë pas vetes breza të tërë nxënësish të brumosur me dije e edukatë.
