AKT HUMAN/Qytetari e gjen kuletën me qindra euro dhe e dorëzon menjëhirë në polici

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka njoftuar për një rast të shembullt të ndershmërisë qytetare që ka ndodhur sot në këtë qytet.

​Më datë 21 shtator 2026, një qytetar ka gjetur në rrugë një kuletë me dokumente personale, 505 euro si dhe disa lei rumunë para të gatshme. pa hezituar, ai i është drejtuar menjëherë Stacionit Policor në Prizren për të raportuar rastin dhe për të dorëzuar sendet e gjetura.

​Falë verifikimit të shpejtë të dokumentacionit nga ana e zyrtarëve policorë, është bërë i mundur identifikimi i pronarit – po ashtu një qytetar nga Prizreni – të cilit i janë kthyer kuleta, dokumentet dhe të gjitha paratë e gatshme.

​Policia e Kosovës ka shprehur falënderime të përzemërta për veprimin e ndershëm të qytetarit, duke e cilësuar atë si një model shembullor të bashkëpunimit me institucionet.

​Përmes këtij njoftimi, policia po ashtu i rikujton qytetarët se përvetësimi apo “marrja e sendit të huaj”, qoftë edhe i gjetur në rrugë,  përbën vepër penale dhe është i dënueshëm sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Shpërndaj me të tjerët