LOKALE/Gratë pjesë e rëndësishme e planifikimit të buxhetit komunal në Gjilan

Me përkrahjen e OSBE-së, sot në Gjilan është mbajtur dëgjimi buxhetor me gratë për Projektbuxhetin e vitit 2027, si dhe për vlerësimet e hershme buxhetore për periudhën 2028–2029.

​Në këtë takim morën pjesë Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Krenare Latifi-Kqiku, Drejtoresha e Kadastrit, Eljesa Rashiti, Drejtori i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, si dhe Drejtori i Buxhetit dhe Financave, Avdyl Kastrati.

Po ashtu, të pranishme ishin përfaqësuese të organizatave të grave, shoqërisë civile, gra afariste, profesioniste, punëtore, fermere dhe përfaqësuese të komuniteteve lokale.

​Gjatë këtij dëgjimi publik, pjesëmarrëset paraqitën kërkesat, nevojat dhe propozimet e tyre konkrete, me qëllim që prioritetet e grave të përfshihen sa më mirë në planifikimin dhe shpërndarjen e drejtë të buxhetit të komunës.

​Nga Komuna e Gjilanit shprehën falënderime për OSBE-në për mbështetjen e organizimit, si dhe për të gjitha pjesëmarrëset për diskutimin konstruktiv, duke ritheksuar përkushtimin për transparencë, gjithëpërfshirje dhe buxhetim të përgjegjshëm gjinor.

Shpërndaj me të tjerët