Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka njoftuar kandidatët e nivelit Master për vitin akademik 2026/2027 se provimi pranues do të mbahet të martën, më 22 shtator 2026.
Mbarëvajtja e provimit do të organizohet sipas orarit të caktuar për secilin njësi akademike:
Fakulteti i Edukimit: ora 10:00
Fakulteti Juridik: ora 12:00
Fakulteti Ekonomik: ora 12:00
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike: ora 13:00
Nga Universiteti bëhet e ditur se kandidatët janë të obliguar të posedojnë me vete konfirmimin e aplikimit dhe letërnjoftimin, dokumente pa të cilat nuk do të lejohet pjesëmarrja në test.
Po ashtu, gjatë kohës së mbajtjes së provimit do të jetë e ndaluar rreptësisht përdorimi i telefonave celularë.
Listat e plota me emrat e kandidatëve sipas drejtimeve përkatëse janë publikuar në ueb-faqen zyrtare të UKZ-së: uni-gjilan.net.
