ARSIM/​Nxënësja e shkollave “Rexhep Elmazi” dhe e Muzikës në Gjilan fiton çmimin “Grand Prix” në Vjenë

Nxënësja e klasës së nëntë në shkollën e mesme të ulët “Rexhep Elmazi” në Gjilan, Nina Kqiku, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare duke u vlerësuar me çmimin kryesor “Grand Prix” në garën “International Piano Balkan Competition Vienna 2026”.

​Me këtë arritje, Nina është përzgjedhur si finaliste zyrtare e këtij konkursi prestigjioz dhe ka fituar të drejtën për të performuar në ngjarjen përmbyllëse “Gala Final”, e cila do të mbahet në sallën e njohur “Mozarthaus” në Vjenë gjatë muajit nëntor të vitit 2026.

​Ndryshe, Nina Kqiku është po ashtu nxënëse e Shkollës së Muzikës në Gjilan, në klasën e profesoreshës Hajrije Bislimi.

​Triumfi i saj në këtë ngjarje me karakter ndërkombëtar është rezultat i talentit, punës së palodhur, përkushtimit dhe përgatitjes së vazhdueshme profesionale, si dhe një arritje e rëndësishme për talentet e reja të muzikës nga Komuna e Gjilanit.

Shpërndaj me të tjerët