ARSIM/Kamenica nis katër procese kryesore në arsim për vitin shkollor 2026/2027

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Kamenicë ka zhvilluar një takim me drejtorët e shkollave, koordinatorët e cilësisë dhe pedagogët, të kryesuar nga drejtori Selami Klaiqi.

Në qendër të këtij takimi ishte prezantimi i planit strategjik që do të zbatohet përgjatë vitit të ardhshëm shkollor.

​Për herë të parë, DKA do të nisë paralelisht vlerësimin e brendshëm të shkollave, vlerësimin e performancës së mësimdhënësve, vlerësimin e performancës së drejtorëve të shkollave, si dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve me bazë në shkollë.

​Kjo iniciativë synon përmirësimin e vazhdueshëm të mësimdhënies dhe adresimin e nevojave konkrete të secilit institucion arsimor.

​Të gjitha këto procese do të realizohen në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, duke fuqizuar kështu mekanizmat e kontrollit dhe zhvillimit profesional në Komunën e Kamenicës.

Shpërndaj me të tjerët