SHËNDETËSI/Në Gjilan nisi kursi profesional për EKG dhe përdorimin e defibrilatorit në QKMF

​Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan ka filluar kursi profesional me temë “Interpretimi i EKG-së në sëmundjet iskemike dhe përdorimi praktik i defibrilatorit”, i dedikuar për mjekët familjarë dhe mjekët e përgjithshëm të këtij institucioni.

​Gjatë këtij trajnimi, i cili udhëhiqet nga specialisti i kardiologjisë Dr. Arlind Ferati, do të trajtohen në mënyrë teorike dhe praktike interpretimi i EKG-së, ndryshimet elektrokardiografike në sëmundjet iskemike, përdorimi praktik i defibrilatorit, si dhe menaxhimi fillestar i situatave urgjente kardiake.

​Kursi do të zhvillohet i ndarë në grupe me qëllim që të përfshihen të gjithë mjekët e QKMF-së në Gjilan, duke fuqizuar njohuritë dhe shkathtësitë e tyre praktike në diagnostikimin dhe trajtimin fillestar të pacientëve me probleme kardiake.

Shpërndaj me të tjerët