BUJQËSI/Haziri: Kur do të fillojnë subvencionet direkte për fermerët?

Fermerët po hyjnë në muajin e 10-të të vitit, ndërsa subvencionet direkte ende nuk janë paguar, duke rënduar edhe më tej gjendjen e tyre ekonomike.

​Këshilltari komunal nga radhët e LDK-së në Gjilan, Muhadin Haziri, ka ngritur shqetësimin për vonesat e theksuara në shpërndarjen e mjeteve, duke theksuar se ky vit ka qenë veçanërisht i vështirë për sektorin e bujqësisë.

​Sipas tij, reshjet e shpeshta, breshëri, dëmet në kultura bujqësore, si dhe rritja e vazhdueshme e çmimeve të derivateve dhe kostove të përgjithshme të prodhimit, e bëjnë të domosdoshme ndihmën e menjëhershme shtetërore.

​”Ministria e Bujqësisë duhet të japë një përgjigje të qartë: Kur do të fillojnë transferet e subvencioneve direkte?”, ka deklaruar Haziri, duke nërvizuar se bujqit kanë nevojë për mbështetje konkrete e në kohë, e jo për pritje pa asnjë afat të caktuar.

Shpërndaj me të tjerët