Sonte, me fillim nga ora 19:45, nën dritat e reflektorëve në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, do të zhvillohet një ndeshje e veçantë futbolli midis Veteranëve të Gjilanit dhe Veteranëve Shqiptarë të Detroitit nga SHBA-ja.
Kjo sfidë kapërcen kufijtë e një përballjeje të zakonshme sportive.
Sipas kapitenit të Veteranëve të Gjilanit, Musa Selimi, ky takim është më shumë se miqësor dhe rezultati apo epilogu i tij nuk do të jenë aspak në fokus.
Ndërkaq, mesfushori Arben Zeqiri ka nërvizuar se kjo ndeshje ka të bëjë me miqësinë, respektin, traditën dhe bashkimin, duke u zhvilluar pikërisht në Gjilan, në qytetin e futbollit kosovar.
Ndeshja pritet të dhurojë emocione të veçanta për të pranishmit, duke festuar lidhjen e fortë sportive dhe vëllazërore mes komunitetit lokal dhe mërgatës që udhëtoi nga Amerika.
