Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan njofton të gjithë studentët se Konvikti i Nxënësve dhe Studentëve në Gjilan ka shpallur zyrtarisht konkursin për pranimin e studentëve në strehim dhe ushqim për vitin akademik 2026/2027.
Të gjithë të interesuarit që synojnë të bëhen pjesë e konviktit për këtë vit akademik duhet të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm pranë organeve përkatëse brenda afateve të përcaktuara.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Kërkesa (fletëobligimi), e cila merret në administratën e Konviktit;
- Vërtetimi që dëshmon statusin e studentit të rregullt në fakultetin përkatës;
- Certifikata e vendbanimit;
- Certifikata apo dëftesa e vitit paraprak akademik;
- Dy fotografi të formatit 4×3.
Afati i aplikimit:
Konkursi do të jetë i hapur për të gjithë studentët deri më 29 shtator 2026.
Nga administrata bëhet me dije se dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që dorëzohen pas përmbushjes së afatit të caktuar, nuk do të merren parasysh dhe nuk do të shqyrtohen.
