SPORT/Gjilani nikoqir i Kampionatit Botëror të Muay Thai për vitin e ardhshëm

Gjilani pritet të marrë një dimension të ri ndërkombëtar përmes sportit, duke u bërë nikoqir i Kampionatit Botëror të Muay Thai për vitin e ardhshëm.

​Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pas një takimi zyrtar të zhvilluar me Kryetarin e Federatës së Muay Thai të Kosovës, Shpejtim Ahmetaj, si dhe trajnerin e mirënjohur nga Gjilani, Valmir Hoti.

​Përmes një njoftimi, kryetari Hyseni konfirmoi gatishmërinë e komunës për të mbështetur këtë ngjarje të madhe me përmasa globale.

​”Në këtë takim konfirmuam gatishmërinë tonë për t’i dhënë Gjilanit një pamje dhe dimension të ri ndërkombëtar përmes sportit. Ky organizim i madh vjen si rezultat i punës së palodhshme të klubeve tona dhe mbështetjes së vazhdueshme të komunës për sportistët tanë dhe për projektet e mëdha sportive. Jemi gati të mirëpresim në Gjilan sportistë nga mbarë bota,” është shprehur Hyseni.

Ky kampionat përfaqëson një nga organizimet më të mëdha sportive që do të mbahen në Gjilan, duke e kthyer qytetin në një pikëtakim për sportistë elitarrë nga e gjithë bota.

Shpërndaj me të tjerët