Policia e Kosovës njofton se më datë 28 shtator 2026, rreth orës 19:20, në Stacionin Policor të Trafikut në Prizren është dorëzuar një kuletë e humbur nga një qytetar shembullor.
Kuleta ishte gjetur në hapësirat e një marketi nga qytetari Selami Grki nga Prizreni, i cili menjëherë e ka sjellë atë në stacionin policor bashkë me të hollat dhe dokumentet që ndodheshin brenda.
Në kuletë gjendeshin 1,410 euro si dhe dokumentet personale të pronarit. Përmes dokumenteve identifikuese, zyrtarët policorë kanë arritur të kontaktojnë pronarin, i cili është paraqitur në stacion ku ka pranuar kuletën me të gjitha gjërat e tij.
Ai ka shprehur falënderim të thellë për aktin e ndershëm të bashkëqytetarit dhe për reagimin e shpejtë të policisë.
Ky rast është një shembull i shkëlqyer i përgjegjësisë qytetare dhe bashkëpunimit të mirëfilltë ndërmjet qytetarëve dhe Policisë së Kosovës, duke dëshmuar se ndershmëria dhe solidariteti mbeten vlera lartësimi për komunitetin.
/ dita24h /
