Përfaqësues dhe drejtues të lartë të Lëvizjes Qytetare “Vatra” kanë zhvilluar një vizitë pune në kompaninë “RC Cola” në Gjilan, ku u pritën nga pronari i saj, Lulzim Mustafa.
Gjatë takimit me drejtuesit e biznesit me prejardhje nga Lugina e Preshevës, fokusi kryesor i diskutimeve ishte mobilizimi i punëtorëve që gëzojnë të drejtë vote në Luginë, me qëllim pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e kësaj të diele.
Drejtuesit e LQ “Vatra” falënderuan z. Mustafa për mikpritjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, ndërsa shfrytëzuan rastin për t’ju bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve nga Lugina që të marrin pjesë masivisht në votime.
Në këtë kuadër, u bë apel për të mbështetur numrin 17 – Listën e Bashkuar Shqiptare, si opsionin e vetëm për një përfaqësim më të fuqishëm dhe mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
