Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Kamenicë ka organizuar një aksion për vjeljen e mollëve, një nismë kjo që ka për qëllim sigurinë ushqimore dhe promovimin e shprehive të shëndetshme te fëmijët.
Aksioni u realizua në plantacionin e bujkut Naim Huruglica, ku morën pjesë nxënës dhe staf arsimor nga Shkolla e Mesme e Lartë e Mjekësisë “Sejdi Kryeziu” si dhe nga Institucioni i Arsimit dhe Aftësimit Profesional “Andrea Durrsaku”.
Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe drejtori i DKA-së, Selami Klaiqi, i cili bashkë me zyrtarë të tjerë të komunitetit arsimor kontribuoi drejtpërdrejt në vjeljen e pemëve.
Sipas njoftimit zyrtar, e gjithë sasia e mollëve të vjelura do të grumbullohet në Kuzhinën Qendrore. Më pas, frutat do të shpërndahen si pjesë e shvlerësimit ushqimor për nxënësit e shkollave që zhvillojnë mësim tërëditor.
Nga DKA-ja kanë bërë të ditur se aktivitete të tilla dëshmojnë förkushtimin e institucioneve lokale për krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm për fëmijët, si dhe për fuqizimin e bashkëpunimit mes shkollave, komunitetit dhe fermerëve lokalë.
