Profesori i Matematikës nga Vitia, Habib Rexhepi, i cili po ashtu është i angazhuar në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka botuar dy libra të rinj, duke i dhënë një ndihmesë të rëndësishme literaturës akademike dhe arsimore në vend.
Nga shtypi kanë dalë botimet e tij më të reja:
“Arkitektura e kompjuterëve” – Monografi
“Sistemet kompjuterike në arsim” – Tekst mësimor
Këto dy botime janë rezultat i një pune shumëvjeçare dhe i ideve të nisura që nga koha e studimeve të tij, të shtyrë nga pasioni i hershëm për teknologjinë digjitale dhe kompjuterët, i cili e ka shoqëruar gjatë gjithë rrugëtimit profesional.
Për realizimin e këtyre librave, profesori Rexhepi ka falënderuar Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan për mbështetjen e dhënë institucionale dhe financiare, si dhe redaktorët, recensentët dhe të gjithë bashkëpunëtorët që kontribuuan në përgatitjen teknike dhe profesionale të tyre. / dita24h /
