EKONOMI/Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe organizata HELP mbajnë sesionin e dytë informues për bizneset në Gjilan

GJILAN – Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në bashkëpunim me organizatën HELP, ka mbajtur sesionin e dytë informues për bizneset, me qëllim të informimit mbi mundësitë e mbështetjes dhe zhvillimit të sektorit privat.

​Gjatë sesionit, pjesëmarrësit u informuan lidhur me kriteret, procedurat dhe mundësitë e aplikimit për të përfituar nga programi mbështetës, si dhe morën sqarimet e nevojshme për procesin e aplikimit.

​Afati i fundit për aplikim është 20 tetor 2026. Ftohen të gjithë të interesuarit që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar.

​Drejtoria për Zhvillim Ekonomik vazhdon angazhimin për mbështetjen e bizneseve lokale dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik, në bashkëpunim me partnerët zhvillimorë.

Shpërndaj me të tjerët