Gjilan, 15 tetor 2026 – Pingpongu kosovar shënon një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare. Lojtarja e klubit KPP Gjilani, Zana Bllaca, është renditur në vendin e 11-të në Evropë për kategorinë U11 (femrat), sipas ranglistës zyrtare evropiane për muajin tetor 2026.
Kjo arritje e jashtëzakonshme e vendos talentin e re gjilanase në mesin e lojtareve më premtuese të kontinentit, duke përfaqësuar denjësisht si klubin e saj, ashtu edhe pingpongun e Kosovës.
Ky sukses është një dëshmi e punës dhe përkushtimit të madh të Zanës dhe stafit të saj trajnues.
Talentes së re i urohen suksese të mëtejshme, ngritje të mëtutjeshme në ranglistë dhe sa më shumë fitore në garat e ardhshme Evropiane.
