RAJONALE/Kadriu e Agushi bëjnë thirrje për mobilizim në zgjedhjet e Luginës

Asambleisti i Lëvizjes Qytetare “Vatra”, Kushtrim Kadriu, ka takuar sot në Gjilan kryetarin e Bashkimit Demokratik për Ndryshim në Anamoravë, Isa Agushin, në kuadër të aktiviteteve mobilizuese për zgjedhjet që do të mehen nesër në Serbi.

​Përmes një njoftimi, Kadriu bëri me dije se fokusi kryesor i këtij takimi ishte ndërgjegjësimi dhe mobilizimi i qytetarëve nga Kosova Lindore që aktualisht jetojnë në Kosovë, me qëllim që të marrin pjesë masivisht në votime.

​Së bashku me Agushin, ai u bëri thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve nga Lugina që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

​“Isa Agushi ka një lidhje të veçantë, jo vetëm politike, por edhe emocionale e atdhetare me çështjen e shqiptarëve të Kosovës Lindore. Këtë përkushtim e ka dëshmuar ndër vite, duke dhënë kontribut të drejtpërdrejtë edhe gjatë luftës çlirimtare,” ka deklaruar Kadriu.

​Në fund, u theksua se pjesëmarrja e sa më parë në këto zgjedhje është një mundësi direkte për të fuqizuar zërin dhe përfaqësimin politik të shqiptarëve në Kosovën Lindore.

Shpërndaj me të tjerët