Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), gjatë këtij vikendi territori i vendit tonë do të përfshihet nga një mot me kushte stabilizuese atmosferike, ku do të mbizotërojnë vranësirat e shpërndara dhe intervalet me diell.
Dita e shtunë, 24 tetor, do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira kalimtare.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0°C dhe 3°C, ndërsa ato maksimale të ditës pritet të arrijnë nga 16°C deri në 19°C. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s.
Ndërkaq, dita e diel, 25 tetor, do të sjellë mot kryesisht të vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell.
Temperaturat minimale do të shënojnë ngritje të lehtë, duke u luhatur mes 2°C dhe 6°C, ndërsa ato maksimale do të sillen ndërmjet 15°C dhe 18°C.
Era do të fryjë nga drejtimet e verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1 deri në 3 m/s.
Sa i përket kushteve biometeorologjike, ato do të jenë përgjithësisht të favorshme për popullatën.
Sidoqoftë, për shkak të temperaturave të ulëta në orët e mëngjesit, posaçërisht në zonat më të ulëta meis fizike, rekomandohet veshje e përshtatshme.
Orët e pasdites do të ofrojnë kushte mjaft të mirëqena për aktivitete në ambiente të hapura.
