Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Mehmeti Selimi, u ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja që të dalin nesër në votime dhe të votojnë Koalicionin e Përbashkët Shqiptar me numrin 17.
Përmes një thirrjeje publike, ajo theksoi se çdo votë është mbrojtje e identitetit, gjuhës dhe flamurit kombëtar në Luginë, duke kërkuar një mobilizim sa më të madh për të dëshmuar se atje mbrohet e ardhmja e fëmijëve.
