LOKALE/Zhegra nderon atdhetarin dhe humanistin Qahil Agushi

Në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për figurën, veprën dhe kontributin e tij të paçmueshëm për atdheun dhe popullin, sheshi i Zhegrës nga sot mban zyrtarisht emrin e atdhetarit dhe humanistit Qahil Agushi.

​Ky emërtim është më shumë se një simbolikë në një hapësirë publike; është një kujtesë e gjallë, burim krenarie për të gjithë banorët dhe një respekt i thellë për një figurë që do të mbetet gjatë në kujtesën e kësaj treve.

​Përmes këtij akti, emri i Qahil Agushit do të vazhdojë të jetojë në zemrat e njerëzve dhe do t’u përcillet brezave të ardhshëm si simbol i sakrificës, humanizmit dhe dashurisë së pakushtëzuar për vendlindjen.

Shpërndaj me të tjerët