Doktori nga Gjilani, Reis Spahiu, ka marrë pjesë si prezantues dhe panelist në Kongresin e VIII-të të Mjekësisë, i cili u mbajt në Prishtinë.
Përmes një njoftimi, dr. Spahiu ka bërë të ditur se ka ligjëruar mbi një temë me rëndësi të veçantë për shëndetin publik në Kosovë.
Postimi i tij i plotë:
„Pata kënaqësinë të jem prezantues dhe panelist në Sesionin nr. 11, në kuadër të Kongresit të VIII-të të Mjekësisë, me temë:
‘Shpërndarja e rasteve me kancer të prostatës në Kosovë sipas komunave, grupmoshave dhe stadeve në momentin e diagnostikimit.’
Kongresi u mbajt nën moton: ‘Promovimi dhe Edukimi Shëndetësor – Në 40-vjetorin e Kartës së Otavës: Së bashku për shëndet dhe mirëqenie.’
Një mundësi e vlefshme për të kontribuar në shkëmbimin e njohurive dhe promovimin e shëndetit publik.“ / dita24h /
