Poezia “Epitaf” e Sadete Tërnava Osmanit është një protestë e fuqishme poetike kundër dhunës, padrejtësisë dhe tragjedive që rëndojnë mbi jetën e vajzave dhe nënave.
Përmes vargjeve të shkurtra dhe figurave tronditëse, poetja ndërton një atmosferë zie, dhimbjeje dhe revolte.
Pamjet e tokës së mbjellë me vajza dhe të nënave të mbledhura përreth simbolizojnë humbjen e pafajësisë dhe plagën e shoqërisë.
Ndërsa thirrja ndaj “idiokracisë së flamujve” shpreh revoltën kundër hipokrizisë dhe indiferencës shoqërore.
Në thelb, kjo poezi është një elegji për jetët e humbura dhe një akuzë e fortë ndaj një shoqërie që nuk arrin t’i mbrojë bijat e saj.
EPITAF
Sadete Tërnava Osmani
Ditë sëpatash
lopatash
tokë e mbjellun
vashash
përreth duarmbledhun
gjiftofun
nanat
ofshamash sonatë zie
shkruajnë
epitaf
ju
idiokraci flamujsh
ju vraftë buka
dashunia e bijave tona
frymën ua marrtë./ dita24h /
