SOCIALE/Kryqi i Kuq në Gjilan dhe Drejtoria për Shëndetësi bashkojnë forcat për familjet në nevojë

Në kuadër të aktiviteteve për Muajin e Solidaritetit, Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në Gjilan, i udhëhequr nga kryetarja e degës, Dr. Esma Mustafa, dhe me pjesëmarrjen e stafit, zhvilloi një vizitë në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjilan, ku u pritën nga drejtoresha Mimoza Kadriu.

​Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit të përbashkët dhe realizimin e aktiviteteve me interes humanitar, me fokus të veçantë mbështetjen e personave dhe familjeve në nevojë.

​Me këtë rast, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhuroi 30 palë trenerka për fëmijët e familjeve me gjendje të rënduar ekonomike.

​Nga Dega e Kryqit të Kuq në Gjilan shprehën falënderime për drejtoreshën Mimoza Kadriu për përkrahjen, bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe gatishmërinë e treguar për të kontribuar në mirëqenien e qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë. dita24h /

Shpërndaj me të tjerët