Zhongleri i njohur i topit me kokë dhe rekordmeni i Ginesit, Agim Agushi, ka marrë njoftim zyrtar nga Burj Khalifa në Dubai për të zhvilluar stërvitjet katër ditë rresht para garës për rekord historik.
Agushi ka pritur plot 12 vite për të siguruar lejen zyrtare për të sfiduar ndërtesën më të lartë në planetin Tokë, Burj Khalifa, e cila numëron 160 kate dhe 3,476 shkallë.
”Më jepet leja për të ushtruar në shkallët e Burj Khalifës më datat 22, 23, 25 dhe 27 nëntor 2026, para sfidës finale më 28 nëntor 2026″, ka bërë të ditur Agim Agushi./ dita24h /
