Përfaqësuesit e ekipit organizativ të Olimpiadës Matematike të Gjilanit, Elda Sahiti, Sami Shurdhani dhe Florent Jerliu, janë takuar me drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Jeton Rexhepi, për të bashkërenduar përgatitjet organizative të këtij edicioni.
Takimi është zhvilluar në një frymë pozitive bashkëpunimi, me synimin e përbashkët për të realizuar një tjetër edicion të suksesshëm që nxit pasionin për matematikën dhe u jep nxënësve mundësinë të shpalosin talentin e tyre.
Organizatorët kanë falënderuar drejtorin Jeton Rexhepi për pritjen e ngrohtë, gatishmërinë për bashkëpunim dhe përkushtimin ndaj nismave që mbështesin dijen dhe talentet e reja, duke e vlerësuar mbështetjen e DKA-së si mjaft të çmuar për mbarëvajtjen e kësaj garë.
Olimpiada Matematike e Gjilanit do të mbahet më 5 dhjetor 2026, ndërsa për hollësi të tjera organizative do të njoftohet me kohë./dita24h/
